“A jeni burrë shteti?”/ Kandidati për fronin e SPAK, Arben Kraja intervistë para KLP: Jam i përshtatshëm

0
309

I dyti që ka dalë para KLP-së ka qenë prokurori Arben Kraja i cili ka shpalosur synimiet dhe vizionin e tij për drejtimin e SPAK.

Në një prezantim për veten dhe pikat e tij të forta, Kraja ka deklaruar se drejtuesi i këtij institucioni duhet të zotërojë edhe aftësi menaxheriale dhe financiare. Ndër të tjera, në synimin e tij ai ka parashtruar mbrojtjen e prokurorëve nga sulmet e pa drejta.

Arben Kraja u pyet nga anëtari Vate Staka se si do të plotësojë dy vendet e tjera të SPAK-ut, pasi ky institucion do ta nisë punën me 8 prokurorë dhe jo 10 sikur ishte parashikuar. “Nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP për nisjen e SPAK kemi vetëm 8. Kemi 2 mundësi ligjore për plotësimin; drejtuesi mund të caktojë një prokuror të përkohshmën që plotëson kriteret për të ushtruar veprimtari në SPAK. E dyta, drejtuesi i SPAK mund të kërkojë Prokurorit të përgjithshëm prokurorë për një detyrë specifike në SPAK.  E treta është shpallja e vendeve vakante ne SPAK nga KLP” tha ai. I pyetur nëse i plotëson cilësitë e një burri shteti, ai u përgjigj “Mendoj se jam i përshtatshëm për këtë pozicion sipas kritereve që Këshilli ka shpallur per kete pozicion”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here