Katër anëtarë të grupit Bajri në Shkodër kanë kallëzuar penalisht gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi.
Anëtarët e “Grupit Bajri”, Safet Bajri, Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali kanë depozituar ditën sotme kallëzim penal ndaj gjyqtares ku shprehen se “Po mundohen të na mbajne me çdo kusht ne burg”, shprehen ne nje pjese te kallezimit anetaret e grupit.”
Ata e akuzojnë gjyqtaren për shpërdorim detyre, pasi ende nuk ka zbardhur një vendim ndaj tyre, për ti lënë në burg, pavarësisht se ka kaluar afati prej tre javës.
Olldashi u përball pak ditë më parë me procesin e Vetingut nga ku doli e pastër, dhe me një pasuri tejet modeste.