“Nuk kam turp të flas!”, aktorja e njohur rrëfen detajet për natën kur e ëma qëlloi për vdekje babain e saj: Ne ishim në dhomën e gjumit të mbështetura pas derës (HISTORIA+FOTO)

0
339

Aktorja fituese e çmimit “Oscar”  Charlize Theron ka thënë se nuk ka turp të tregojë në publik që nëna e saj vrau babanë për vetëmbrojtje.

Ajo ishte vetëm 15 vjeçe kur babai i saj Charles Theron, hyri në shtëpinë e familjes pranë Johannesburg, Afrikë e Jugut dhe qëlloi disa herë nëpër një derë pas së cilës qëndronte aktorja me nënën e saj.

“Babai im ishte aq i dehur sa nuk duhej të ishte në gjendje të shëtiste kur hyri në shtëpi me armë,” filloi ajo në një intervistë për NPR.

“Asnjë prej plumbave nuk na goditi, gjë që është thjesht një mrekulli. Por në vetëmbrojtje, ajo i dha fund kërcënimit”, tha ajo.

“Sa më shumë të flasim për këto gjëra, aq më shumë ne kuptojmë se nuk jemi vetëm në asnjë prej tyre”.

Charlize u rrit në një fermë afër Johannesburg në Afrikën e Jugut me nënën e saj Gerda dhe babin Charles.

Ajo e përshkroi babanë e saj si një “njeri shumë të sëmurë” dhe tha se të jetosh me një alkoolist ishte një “situatë mjaft e pashpresë”.

Duke folur për atë që ndodhi, ajo tha se babai i saj ishte aq i dehur saqë “nuk ishte në gjendje as të ecte kur hyri në shtëpi me armë”.

“Nëna ime dhe unë ishim në dhomën e gjumit duke u mbështetur te dera, sepse ai po përpiqej të shtynte derën. Ai bëri një hap mbrapa dhe gjuajti tri herë. Asnjë nga këta plumba nuk na goditi, gjë që është thjesht një mrekulli. Por në vetëmbrojtje, ajo i dha fund kërcënimit.”

Charlize thotë se dhuna që ajo përjetoi brenda familjes së saj është diçka që e ndan me shumë njerëz dhe flet për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here