I vendosur për ta çuar deri në fund / Komisioni Evropian i kërkon zyrtarisht Ramës të tërheqë paketën “anti-shpifje

0
306

Komisioni Evropian del me një deklaratë zyrtare për paketën anti-shpifje të qeverisë që pritet të miratohet nesër në Parlament.

Komisioni Evropian tha sot se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime.

Deklarata e plotë

“Komisioni Evropian iu përgjigj kërkesave të medias shqiptare sa I përket ndryshimeve në paketën e ligjeve për median: Komisioni ka parë paketën ligjore për median, duke parashikuar komente dhe ka shprehur shqetësime gjatë procesit të shqyrtimit të draftit

Komisioni ka kërkuar nga autoritetet të marrin në konsideratë komentet e bëra nga OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, mobilizuar nga fondet e BE, për të siguruar përputhshmërinë me standartet evropiane në fushën e lirisë së shprehjes.

Ato rekomandime përfshijnë, inter alia, limitimin e qëllimit të rregullimit vetëm për shërbimet mediatike online audiovizuale, dhe promovimin e vetërregullimit, duke siguruar rishikimin e pavaryr të medias lidhur me keqkuptimet apo kundërshtimet dhe forcimin e transparencës së pronësisë së medias në vend. Koitetet në parlament kanë adaptuar mbrëmjen e djeshme një draft paketë të rishikuar. Megjithatë, drafti nuk merr në konsideratë disa rekomendime që janë bërë nga aktorët ndërkombëtarë dhe atyre që akoma ngrenë shqetësime.

Eshtë e rëndësishme që të gjitha këto rekomandime, që u thanë sot edhe nga komisioneri për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatovic, të merren në konsideratë përpara miratimit final të ligjit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here