Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë për shkarkimin e Arben Malajt ka nisur me debate të forta.
Ka nisur me debate të forta mbledhja në Komisionin e Ekonomisë, ku po diskutohet lidhur
Që në nisje të kësaj mbledhje Malaj kërkoi që të kishte një përfaqësues nga ana e kryeministrisë, pasi çështja duhet trajtuar ligjërisht.
Pjesë nga debati:
Malaj: Ka një ngërç institucional, pasi nuk ka një përfaqësues nga qeveria, dhe një nga ana e kryeministrit.
Ahmetaj: Këshilli i Ministrave ka njoftuar se nuk do të sjellë përfaqësues në këtë mbledhje. Nuk ka ardhur asnjë përfaqësues i Këshillit të Ministrave.
Malaj: Jam anëtar i një institucioni Kushtetues, dua përfaqësuesin e qeverisë, duhej të garantohej që në këtë mbledhje të ishte një person i noterizuar nga ana e kryeministrit. Kjo që bën kryeministri është një vendim penalizues ndaj taksapaguesve shqiptarë.
Unë jam shumë i kujdesshëm me shkresat, dhe që në kokë thuhet se kjo është bërë me propozim të kryeministrit.
Ahmetaj: Ligji nuk shpreh detyrim, megjithatë Këshilli i Ministrave nuk ka dërguar përfaqësues.
Malaj: Po kryeministri, kujt do ia bëj pyetjen unë? Unë nuk i di argumentet që ka përdorur kryeministri, kam kërkuar audio, nuk më është dhënë, kjo është e drejta minimale që mund të kërkojë një person që është në proces shkarkimi.