Këngëtari njohur Luan Zhegu është përfshirë në një situatë jo shumë të këndshme, ku disa persona ende të paidentifikuar i kanë hapur një profil të rrèmë në rrjetin social Facebook, ku shihet se reagon për çdo aktualitet politik në Shqipëri, por jo vetëm nga politika e deri tek sporti.
Por dy ditë më parë në llogarinë e tij të vërtetë është bërë një postim nga ana e këngëtarit në mënyrë që të sqarojë të gjithë ndjekësit e tij.
“Të dashur miq ju uroj një fundjavë të mbarë! Ndër të tjera më duket me vend t’ju sqaroj që vazhdon të ekzistojë një profil me emrin tim në Facebook, që pretendon se është unë. Më duhet t’ju sqaroj se nuk kam Facebook personal, por faqe Fan Page, domethënë këtë faqe nga ku po ju shkruaj. Kërkesat për miqësi që po ju vijnë nga ajo faqe, ju sqaroj se janë të dikujt që përdor emrin tim për qëllime injorance, si deklaratat që shkruhen aty. Asaj faqe i është bërë report/denoncim dhe shumë shpejt do ta zgjidhin autoritetet përkatëse. Ju falenderoj përzemërsisht për dashamirësinë tuaj dhe mbështetjen. Do të vij shumë shpejt tek ju me projekte të reja. Sinqerisht ! Luan Zhegu.”-shkruan këngëtari.

