Humoristi i mirënjohur shkodran Gëzim Kruja ka mbushur ditën e djeshme 80 vjeç. Kolegu dhe miku i tij Zef Deda si gjithmonë brilant me finesën dhe humorin e hollë e ka uruar aktorin e madh në një mënyrë mjaft të bukur.
Gjatë drekës me miqtë, të njohurit dhe familjarët, Zef Deda ka kënduar për ditëlindjen e humoristit të madh duke përmendur të gjithë të ftuarit me emra duke krjuar kështu vargje me rima dhe duke e bërë më të këndshëm ambjentin për 80 vjetorin e mjeshtrit të madh të skenës.