Vettingu në polici këtë të mërkurë ka nisur me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Prej gati një viti, Vocaj mban detyrën e drejtorit tek Policia Kriminale ndërsa sot ai del para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Gjetjet e KJV-së për Tonin Vocajn.
Pasuria:Sipas KJV-së, për pasurinë, Vocaj ka deklaruar apartament 69 m katror. Në bashkëpronësi me bashkëshorten nënën dhe vajzën. Burimi i kësaj banese është një kredi në vlerën 1 mln lekë. Marrë me statusin e të pastrehut.
Po ashtu KJV ka vërejtur se Vocaj ka edhe një apartament 42.10 m katron në Kavajë. Burim krijimi kredi dhe kursime familjare. Bashkëpronar me bashkëshorten. Po ashtu KJV deklaron se Vocaj ka edhe një apartament të dytë në Golem i blerë me 15 mijë euro. 5 mijë i ka marrë borxh tek, familjarët dhe pas tre muajsh pasi është shlyer pagesa e apartamentit, ka marrë kredi për shlyerjen e borxhit 5 mijë euro tek familjarët e tij.
KJV vëren se Vocaj ka edhe një tokë bujqësore në Lezhë. Pjesërisht të hipotekuar. vlera e saj përllogaritet 2 milion lekë. Ndërkohë u konstatua se Vocaj dhe bashkëshortja janë tashmë pronare te kësaj toke. KJV: Automjet Benz. Blerë në 2013 me vlerë 3 mije euro. Blerë nga kursimet familjare. KJV: Autoveture Smart në pronësi të bashkëshortes së Vocajt.
Pastërtia e Figurës:
KJV: Vocaj është pajisur me certifikatë sigurie. Ndaj tij nuk ka pasur ankesa nga avokati i popullit. Nuk ka pasur denoncime në faqen e KJV. Prokurori e Përgjithshme informon se ndaj Vocajt është bërë kallëzim penal në 2009 kur ka qenë drejtor i policisë në Tiranë. Kallëzimi i bërë për një protestë. Kallëzimi në atë kohë u bë nga bashkia e Tiranës. Për veprat penale shpërdorim detyre dhe dëmtime me dashje. Procedimi nuk ka nisur pasi sipas Prokurorisë nuk ka pasur elemente te veprës penale.
Një tjetër kallëzim i bërë në 2004 kur ishte drejtor i Policisë së Durrësit per veprat penale përkrahje e autorit të krimit. Edhe në këtë rast nuk ka filluar procedim penal. Sipas Prokurorisë nuk ka pasur kryerje të veprës penale.
Lidhur me foton e publikuar në media në 2013 me Arben Frrokun. Sipas Vocajtj janë njohur në 2006 kur kanë qenë me shkollë. Fotot janë publikuar në Facebook e tij muaj para se të kryej vrasja e komisar Dritan Lamajt. Sipas Vocajt nuk ka pasur dijeni se mes Frrokut dhe Lamajt ka pasur ndonjë Konflikt. Sipas Vocajt, ai ka shkuar i pari në vendngjarje.