Merret në pyetje nga Prokuroria, reagon Ardian Dvorani për provat e dorëzuara nga Ilir Meta: Hetimet nuk zhvillohen në televizion

0
338

Kreu i KED, Ardian Dvoranit sapo ka dalë nga prokuroria ku dha shpjegime për kallëzimin që iu bë nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat Dvorani ka deklaruar se ka dhënë shpjegimet e tij në lidhje me çështjen.

“Dëshmova faktet dhe rrethanat siç kanë ndodhur. Hetimet nuk zhvillohen në televizion me provat e Metës.

Prokuroria duhet të bëjë hetimet e veta dhe të kryej detyrimet deri në fund. Shpjegimi është i gjatë, në shpjegimet e fundit në media unë kam dhënë mendimin e tij. As qëndrimet e Metës nuk kanë rëndësi për ndryshimet kushtetuese.  Unë mund të flas me detaje, hetimi zhvillohet në këtë godinë dhe jo në media dhe televizone. Institucionet nuk është mira që t’i shtrojnë çështjet ligjore me filma artistike, me metrazh të shkurt, ka institucione. Prokurorët janë duke kryer verifikime. Kam dhënë shpjegime sot, nuk ka nevojë për të paraqitur prova deri në këtë moment, prokurorët po bëjnë punën, ata do marrin provat e nevojshme. Unë jam këtu para jush, të deklaroj mediatikisht këshilla deklarime, sesi duhet të sillen prokurorët me mua, kjo është e padrejtë. Ata duhet të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme”, theksoj Dvorani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here