Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës, Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.
Mësohet se dorëheqja është paraqitur disa ditë më parë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës dhe në Këshillin e Lartë të Gjykatës. Megjithatë KLGJ nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e gjyqtares Rraboshta.
Këto ditë disa gjyqe që kanë patur për t’u gjykuar nga gjyqtarja Rraboshta janë shtyrë për shkak të dorëheqjes së saj.
Ky është emri i katërt që largohet nga gjykata e Apelit në Shkodër. Kryetari Fuat Vjerdha nuk arriti të kalojë Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa se fundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj.
Tashmë këto ditë pritet të dalë përpara vettingun kryetari aktual i Gjykatës së Apelit në Shkodër Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendës kryetarit deri para se të largohej kryetari Vjerdha.
Me katër gjyqtar të larguar gjykata e Apelit ne Shkodër mbetet me mangësi të mëdha dhe shumë procese gjyqësore qe janë duke u shtyrë duke shtuar ngarkesën dhe duke sjellë vonesa në gjykimin e çështjeve qe mbërrijnë kryesisht nga gjykatat e shkalles së parë të veriut.