Çavusoglu: Nëse vënë sanksione, Turqia do të mbyllë dy bazat ajrore të SHBA

0
330

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoglu, ka deklaruar sot se SHBA mund t’i ndalohet përdorimin e dy bazave ajrore në Turqi, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të mundshme që mund të ndodhin kundër vendit të tij, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Këto komente Çavuşoglui bëri pas raportimeve se zyrtarët amerikanë janë pajtuar që t’i vihen sanksionet Turqisë, për shkak të vendimit për blerjen e sistemit raketor rus S-400. “Në rast se vendosin të sanksionojnë Turqinë, bazat ajrore Incirlik dhe Kuredzik mund të jenë pjesë e agjendës së rendit të ditës”, ka shtuar Çavuşoglu. Gjithashtu shtoi se anëtarët e Kongresit amerikan duhet ta kuptojnë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi sipas tij “askund nuk do të qojnë” këto sanksione të përfolura. Baza ajrore Incirlik në jug të Turqisë ka qenë baza kryesore për operacionet ushtarake të SHBA në Lindjen e Mesme, dhe së fundmi në luftën kundër ekstremistëve të ISIS në Siri dhe Irak. Derisa baza tjetër Kuredzik në jug të Turqisë, konsiderohet si element kyç për NATO-n. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here