Një haker kibernetik nga Essex në Angli, i burgosur vitin që shkoi për fitime miliona paundë me shantazhe ndaj vizitorëve të faqeve pornografike, është detyruar të shesë orën e tij Rolex për të kthyer rreth 300 000 euro ndaj të zhvaturve. 25 vjeçari Zain Qaiser, u dënua me gjashtë vjet burg për pjesëmarrje në grup të organizuar të krimit kibertnetik.Viktimat e tij ishin nga më shumë se 20 vende të ndryshme.
Qaiser shpenzonte paratë e tij të jashtëligjshme në hotele luksoze, prostituta, bixhoz, drogqa sende luksi dhe ora Rolex.Ish-studenti i shkencave kompjuterike përdorte një reklamë që kishte blerë në faqet e ligjshme pornografike për të infektuar kompjuterët e viktimave me virusin e tij. Më pas në ekranet e tyre shfaqej një figurë që imitonte shërbimet e policisë në vendet përkatëse, që kërkonte të paguheshin gjoba nga $300 deri në $1,000. Agjencia britanike e krimti tha se ishte një nga rastet më të sofistikuara të krimti kibernetik që kshin hetuar. Tashmë Qaiser duhet të ripaguajë rreth 300 000 euro dëme, dhe nëse nuk arrin ta bëjë brenda tre muajve dy vite të tjera do të shtohen në dënimin e tij. Në 2018, Qaiser ka pranuar 11 shkelje si shantazh, mashtrim, pastrim parash dhe keqpërdorim të kompjuterit.