Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Firence të Italisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Scarperia San Piero me një thellësi prej 9 km. Ishte ora 04:37 kur nisën lëkundjet, ndërkohë që banorët kanë dalë nga shtëpitë të alarmuar. Lëkundjet janë ndjerë të forta.
Mediat italiane kanë publikuar foto dhe video të dëmeve që ka shkaktuar tërmeti dhe këto po bëjnë xhiron në rrjet.
Ekspertët thonë se goditja e madhe u ndje edhe në Firence dhe Pistoia. Dëmet e para kanë nisur të raportohen, trenat janë pezulluar dhe shkollat në zonë janë mbyllur përkohësisht. Nga të dhënat e para të mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.