“Prish 200 mijë lekë në ditë”/ Kejvina Kthella thyen heshtjen, habit me standardin e jetesës, hap faturat përballë ‘prokurorëve’: Rroba të përdorura nuk vesh. Po rrogën sa e ka? (Video)

0
330

Modelja Kejvina Kthella e ftuar në një emision ‘E diell’ ka treguar përballë gazetarëve në rolin e ‘prokurorëve’ se shpenzon deri në 200 mijë lekë të vjetra në ditë. 

E pyetur për paratë që shpenzon në ditë ajo tha se shpenzon deri në 200 mijë lekë të vjetra në ditë, ndërsa rrogën preferoi ta mbante sekret.

Përsa u përket veshjeve, Kejvina u shpreh se nuk vesh rroba të përdorura pasi siç tregon ajo, është rritur në Itali dhe atje nuk shiten të tilla.

Pjesë nga biseda

Graciano Tagani: Sa lekë prish ti në ditë, përafërsisht?

Kejvina Kthella: Varet sa lekë kam në kuletë, mund të orish 100 deri në 200 mijë lekë në ditë.

Graciano Tagani: Ou, sa e ke rrogën ti që prish 200 mijë lekë në ditë?

Kejvina Kthella: Sa e kam rrogën?! Këtë po e mbaj për vete

Graciano Tagani: Ok, po e bëjmë këtë me llogari.

Gazetari: A vesh rroba të përdorura ti?

Kejvina Kthella: Varet, nëse më pëlqen, vesh.

Gazetari: Më shumë të përdorua apo të reja?

Kejvina Kthella: Por unë jam rritur në Itali dhe atje nuk shesin. Atje shiten marka që mund të blihen nga të gjithë dhe unë do të vazhdoj të blej dhe të blej…

Kejvina Kthella është në një lidhje me Redjan Rrajën, të vetmin person që është pas hekurave për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje në të cilën vdiq shoferi i Ndojës, Andi Maloku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here