Kryeminsitri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shembin shtëpitë e tyre dhe të thonë po e bëjmë këtë gjë se do na i ndërtojë shteti, Elvisi apo Arbri.
Sipas Ramës këto janë aventura të rrezikshme dhe do kontrollet janë rigoroze dhe nuk do të eljohet asnjë abuzim.
“Ka raste që po u bien me vare shtëpive. Kjo histori ka një cak. Mos bëni aventura të tilla sepse inventari është ky që është. Shqipëria ka banesa në situatë kritike më shumë se kaq. Por ata nuk hyn në këtë program. Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën, por nuk hynë dot në shtëpi. Duhet të jem shumë i qartë sepse është e pamundur vetëm shto, shto”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Ramës.