36 lëkundje në 12 orë/ A ka lidhje tërmeti në Itali me atë në Shqipëri? Flet presidenti i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës

0
404

36 lëkundje sizmike janë regjistruar brenda 12 orëve nga mbrëmja e djeshme e deri mëngjesin e sotëm, në territorin e provincës së Firenzes, në Itali.

Lëkundja më e fortë e shkallës 4.5 Rihter është regjistruar rreth orës 4.37 minuta të mëngjesit të sotëm në afërsi të komunës Mugello. Dy minuta më pas janë regjistruar dhe dy lëkundje të tjera të shkallës 3.00 e 3.2. Tërmeti është ndjerë fort dhe në Firenze, Pistoia, Prato, Empoli, Montecatini e San Miniato.

Carlo Doglioni, presidenti i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka shpjeguar për mediat se tërmetet kanë lidhje me tërmetin në Aquila në vitin 2009. Sipas tij, këto janë provë se toka nuk ka gjetur akoma ekuilibrin dhe vazhdon të lëshojë energji.

Ai thotë se tërmeti në Itali nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me tërmetin që shkatërroi Durrësin dhe zona të tjera në Shqipëri duke shkaktuar mbi 50 viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here