Biznesmeni Gjergj Luca ka debatuar ashpër Në studion e Top Talk me deputetin e opozitës së re Lefter Maliqi.
Ky I fundit nuk e pranon idenë se Qeveria mund të menaxhojë situatën.
Debati
Luca: Gjithsecili nga këta zotërinjtë, njëri inxhinier, tjetri nuk e di se ca është…
Gazetari: eshtë politikan
Luca: Tani ka ardh si politikan apo si polic këtu, sepse unë dua të di sesi të ndërtoj bisedën…
Lefter Maliqi: kam qenë kryetar komune, politikan…
Luca: A do më lesh me fol, se këtu s’jemi në parlament, nuk du me hy unë në parlament…
Lefter Maliqi: A do flasim për të dëmtuarit, viktimat…
Luca: Iu referova jo për të krijuar debat, se unë debat me politikanë…
Maliqi: Dhe mos më thuaj më polic, se jam dhe oficer ushtrie…
Luca: Ky zotnia nuk di me e nda…se mua më ke thënë që do jesh me tre njerëz që gjithsecili do të mbrojë pozicionin e vet. Unë jam këtu për të bërë thirrje për humanizëm. Ai inxhinieri aty është për të thënë se ku janë problemet teknike. Ky zotnia ktu t’ma ndajë: o është politikan, o është polic…Për polic ky po flet saktë…
Maliqi: Tani unë jam me viktimat atje, jam me familjet e dëmtuara…duhet të vihen në pranga inxhinierët, firma ndërtimi, kryetar bashkish, administratorë…dha dorëheqjen Sako për një fjalë goje…
Luca: Mos bë politikë me hallin e atyre që ju ka ra catia pra…
Maliqi: Nuk po bëj politikë.
Luca: A ke mbledh ndonjë lekë për ata te zona jote?
Maliqi: Po kam mbledh…
Luca: Sa…
Maliqi: Aq sa kanë pasur…unë nuk jam biznesmen.
Luca: Në këtë vend, 15 vjet e ka mbajt e majta dhe 15 vjet ka qenë e djathta në pushtet. Mirë a keq secili nga këta kanë krijuar kastën e vet të bizneseve që I mbështesin. Po nuk pashë ish-deputetë të PD të dalin të mbledhin fonde për solidaritet…
Maliqi: E ku ti cojnë?
Luca: Te qeveria…
Maliqi: Ke besim te qeveria ti? Këta vjedhin, janë oligarkët që vjedhin. Se mirë e kishte Albin Kurti, jap 10 euro për Kastratin dhe jo për Kastriotin…
Luca: (qesh dhe duartroket) E dëgjova këtë kapterrin…
Maliqi: (irritohet) Kapterr është Sandër Lleshi, mund të mos vij mirë se e ke shok…mund të ketë qenë ndonjë tjetër, por jo unë. Kam dy akademi e master e të gjitha…Dhe jam me një apartament le ta degjojnë gjithë shqiptarët. Se kanë frikë nga vetingu politik këta hajdutë. Dhe ky këtu (I drejtohet Lucës) është ushtar I Ramës…
Luca: Dua ti shpjegoj tre gjëra opinionit public: deri në 98 nuk e kam dit ca është politika. E dyta, një milionë dollar që është vënë gjobë ndonjëherë në Shqipëri, është marrë nga Kompania Rozafa, në kohën e Fatos Nanos. E treta, demokratët pasi I ndihmova me 13 deputetë më cuan 6 vjet në internim e di gjithë Shqipëria. E katërta, është miku im më I ngushtë I jetës sime, se më ka marrë nga fundi I dheut dhe më ka…
Maliqi: Epo ti këtë na thoshe që në fillim…ti paske bërë aktrim…Edi Rama është më I degjeneruari, më vrastari, më I korruptuari, e shkatërroi këtë vend…
Luca: Edhe një fjalë do ta them: të ketë besim ky popull se Edi Rama sic e bëri Tiranën, nga shurrtore e bëri qytet, ka për të bërë gjithë Shqipërinë.