Rikthehet paniku në Durrës, një tjetër tërmet i fortë godet qytetin pas mesnatës

0
341

Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar në orët e para të mesnatës së kaluar, në Shqipëri, duke rikthyer panikun te qytetarët.

Siç raporton qendra evropiane e tërmeteve (CSEM), lëkundja ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 00:14, me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit. Ndërkohë, kjo lëkundje e fortë është ndjekur nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 3 të shkallës Rihter, në orën 00:34, me një thellësi 29 kilometra nga Durrësi.

Më 26 Nëntor vendi ynë u godit nga një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, që i mori jetën 51 personave, ndërsa të plagosur mbetën qindra të tjerë.

Ky tërmet u pasua nga lëkundje të shumta për ditë me radhë, megjithatë situata ditët e fundit ka qenë më e qetë, me lëkundje sizmike me magnitudë dhe frekuencë të ulët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here