Këtë nuk e kishim imagjinuar kurrë/ ‘Braktisi’ në mes të sezonit ‘Top Channel’, Renato Mekolli i lë të gjithë pa fjalë me deklaratën që sapo bëri (E vërteta e largimit)

0
337

Shefi më i famshëm i kuzhinës, Renato Mekolli ka qenë në qendër të vëmendjes dy ditët e fundit pas lajmit të bujshëm së kishte vendosur të largohej në mes të sezonit nga emisioni “Hell’s kitchen” në Top Channel.

U tha se vendin e tij do e zërë një shef tjetër. Madje për largimin e Renatos foli edhe skenaristja e emisionit, Zefina Hasani e cila bëri të ditur se Renato është larguar për arsyet e tij personale.

Megjithatë siç duket e gjitha ka qenë strategji dhe Renato në të vërtet nuk është larguar. Shefi i ka kërkuar falje fansave të “Hell’s kitchen” që i ka shqetësuar me lajmin e largimit.

“Ndjesë për tërheqjen e vëmendjes tuaj, si dhe një falenderim të veçantë fansave jo vetëm të mij por edhe të “Hell’s Kitchen” që ju shqetësova me lajmin e sotëm… Mos u shqetësoni sepse unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij formati televiziv në Topchannel të cilin e kam sjell vetë dhe e dua shumë… tek secili nga ne ekziston një Djall… Hell’s Kitchen vazhdon…Alsi Sinanaj faleminderit shumë që ishe me ne. Djalli im i mirë Zefina Hasani si thua? Të kthehemi në normalitet ?”, shkruan Renato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here