Paralajmërimi i fortë i kryeministrit Rama: S’ka diskutim, burg për këdo që ndërton jashtë standarteve, edhe arkitektët

0
368

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, deklaroi se çdo investitor, arkitekt, ndërtues apo pronar ndërtimi që shkel rregullat dhe standartet e ndërtimit do të dënohet me 7 deri në 15 vjet burg.

Kreu i qeverisë, shtoi se ky akt normativ është në përgatitje e sipër dhe nuk do të kursejë as arkitektët, që bëhen bashkëpuntorë të shkeljeve të tilla.

‘Debati i burgosjes së çdo individi që merr leje ndërtimi apo është pronar i një firme ndërtimi, mbaron këtu. Padiskutim 7-15 vjet burg për çdo person, investitor apo pronar ndërtimi që përfshihet në ndërtime jashtë rregullave dhe standarteve, ku leja jepet për 4 kate dhe ai bën 8 kate.

Burg për ndërtuesit, burg për arkitektët, sepse këta bëhen bashkëpuntorë. Ata duhet ta denoncojnë ndërtuesin. Ky akt është në rrugë e sipër, duke u përgatitur dhe shumë shpejt do të marrë formë’, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here