“O Keli ike shumë shpejt nga ne”, halla i përlot të gjithë me mesazhin drithërues për nipin: Na e bëtë shpirtin copë! (Ka humbur edhe vëllain e kunatën)

0
320

Tërmeti i tmerrshëm iu mori jetën 3 anëtarëve të familjes Çupi në Thumanë.

Hajredin, Lute dhe Klement Çupi, bashkë me djalin tjetër të familjes, ishin në banesën e tyre në katin e tretë të pallatit 6-katësh, kur tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, shkatërroi gjithçka dhe rrënojat i zunë brenda. Nga ngjarja e rëndë shpëtoi mrekullisht një nga djemtë. Mes dhimbjes dhe lotëve, motra e Hajredinit, të zotit të shtëpisë, prek me fjalë zemre, kushtuar viktimave.

 “Te preheni ne paqe ! Qofshi engjej te parajses!

O Keli hallës ike shume shpejt nga ne o shpirt ❤❤——

O Zemrat e mia sa shpejt na ndau Zoti! Na e bete shpirtin cope o shpirt i motres !

Do jeni gjithmone me ne! ——Pushofshi ne xhenet Hajredin, Lute & Keli Çupi❤”, shkruan halla.

Kujtojmë se Klementi dhe vëllai i tij Aleksi kishin vetëm 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, pasi jetonin njëri në Angli dhe tjetri në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here