“Në 25-27 Nëntor Shqipëria do të goditet nga një tërmet i fuqishëm”, kush është supersticiozi nga Fieri dhe që kur i ka parashikuar lëkundjet apokaliptike

0
383

Pas tërmetit të fuqishëm të ditës së djeshme që ka shkaktuar deri tani 29 viktima dhe mbi 600 të plagosur, ka ardhur një parashikim i pazakontë. Bëhet fjalë për një qytetar nga Fieri, i quajtur Gani Gurguri, i cili ka parashikuar në një emision televiziv se Shqipëria do të goditet nga një tërmet i fuqishëm në muajin nëntor.

Gurguri ka parashikuar me precizitet edhe datën se kur do të ndodhë tërmeti, vetëm se ka gabuar për epiqendrën e tij.

Gjatë një intervistë për “dritare.net” në datën 20 tetor, parashikuesi i pazakontë është shprehur se një tërmet i fuqishëm do të shkundë Shqipërinë në datat 25-27 nëntor.

Ai është i njohur gjerësisht në rrethin e tij por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë falë aftësisë së tij të veçantë për të parashikuar motin.

Madje, Gurguri ka treguar edhe parashikime që i kanë dalë të gjitha me saktësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here