Mbeti i vdekur nën rrënojat e tërmetit të djeshëm, nderohet nga familjarët e kolegët Komisar Bajram Hajdarmataj 

0
2233

Pedagogu i Akademisë së Policisë, Bajram Hajdarmataj, që mbeti i vdekur në rrënojat e tërmetit të djeshëm në Durrës, përcillet sot në banesën e fundit me nderime jo vetëm nga familja, por edhe kolegë të tij.

Në Akademinë e Rendi, paraditen e sotme u zhvilluan homazhe në nderim të Hajdarmatajt që gjendej në Kavalishencën e Durrësit për një kurs trajnimi, por që nuk mundi të dalë gjallë nga rrënoja.

Mësohet se trupi i pajetë i Komisarit do të dërgohet në banesën e fundit në Tropojë, ku atje do të bëhen edhe homazhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here