Publikohet dokumenti/ Deputetët kërkesë Kuvendit, i shtohet një tjetër akuzë presidentit Meta (Çfarë do ndodhë nesër në orën 09: 00)

0
295

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka drejtuar një kërkesë kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit përmes së cilës kanë kërkuar të shtohen fakte në Komisionin Hetimor Parlamentar, të ngritur ndaj Presidenti të Republikës, Ilir Meta mbi veprimet e tij mbi zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mësohetse nesër në orën 09: 00 të mblidhet ditën e nesërme Konferenca e Kryetarëve, ndërsa do të shqyrtohet kërkesa e deputetëve, e cila konsiston si më poshtë vijon: “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në organet e qeverisjes vendore”.

Në këtë kërkesë ndaj Kuvendit është rënditur edhe shtimi i akuzave për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese por edhe mos dekretimin e Arta Vorpsit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here