“Pres të ma thotë Prokuroria”/ Reagon zëdhënësi i Presidentit pas dëshmisë, tregon çfarë i kërkuan telefonuesit: Tregova gjithçka, ishin dy shtetas të ndryshëm, folëm në shqip dhe në…

0
288

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Tedi Blushi ka folur për mediat pas dëshmisë në Prokurori lidhur me shantazhin që pretendon se është bërë ndaj tij më 21 nëntor për shkak të një postimi në “Facebook”.

Blushi tha se kanë qenë dy shtetas të ndryshëm me të cilët ka komunikuar në shqip dhe në një gjuhë tjetër. Nuk ka preferuar të japë detaje por Blushi deklaroi se i ka vënë në dispozicion gjithçka prokurorisë.

“Ju përgjigja ftesës së prokurorisë për të dhënë më shumë sqarime lidhur me një telefonatë që kam pasur mëngjesin e 21 nëntorit për shkak të detyrës sime pas një statusi në ‘Facebook’. Kam dhënë gjithë sqarimet e dhurua dhe të nevojshme.

Pres të ma thotë prokuroria. Kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm në gjuhën shqipe dhe të huaj dhe më është kërkuar të ndryshoj qëndrimin tim publik për shkak të detyrës. Për të gjitha këto kam vënë në dijeni organin e akuzës”, deklaroi Blushi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here