Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për shtyp pas takimit me Këshillin e Ambasadorëve.
“Po kthehem aty ku është kryefjala e aktivitetit tim si president i republikës deri në ndarjen e Shqipërisë nga epoka e tradhtimit të demokracisë, përmes një dhjetori të dytë të demokracisë së drejtpërdrejt, referendumit. Populli në kushtetutën që ka miratuar me referendum ka vendosur në kushtetutë, referendumin në nenin 150. Pse në republikën e Shqipërisë edhe pse populli vendosi me referendum nuk kemi asnjë referendum, pasi politika e ka bllokuar qëllimisht, sikur e ka urdhëruar kushtetuta. Ndaj edhe unë si President kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë për të gjetur rrugën e dialogut dhe kësaj loje kukafshehti që po tmerron shqiptarët. Kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki deri kur të kthejmë të drejtën për referendum, që të detyrojmë parlamentin të zbatojë këtë detyrim. E vetmja rrugë për një të ardhme të mirë, pasi kjo klasë politke është e pa shpresë, prandaj duhet ushtruar demokracia e drejtpërdrejt. Kështu që kjo është e vetmja rrugë demokratike që shpëton Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që Shqipëria të jetë me shqiptarë, se Shqipëri pa shqiptarë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Klasa politike ka një degradim total dhe mban zero përgjegjësi, ka asgjesur çdo lloj përfaqësimi politik, nuk ka votime, por vetëm komandime” tha ai.