Google search engine
Home Politike “Ke hyrë në terrenin që drejtohet nga Lulzim Basha”, Dashamir Shehi del...

“Ke hyrë në terrenin që drejtohet nga Lulzim Basha”, Dashamir Shehi del kategorikisht kundër presidentit Iilr Meta

0
338

Aksioni i Ilir Metës për të mbrojtur kushtetutën e Shqipërisë për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi është brenda kornizave institucionale që duhet të ketë një kryetar shteti. Por kur bëhët fjalë për thirrjet e tij për organizimin e protestave popullore, Shehi është kategorik dhe i kujton Presidentit se po hyn në terrenin e opozitës e cila prej 6 vitesh drejtohet nga Lulzim Basha.

Presidentit i prezantuan kërkesën për zgjedhje të parakohshme, por përballë kanë një kryeministër që nuk e konsideron opozitën në pozitat për t’i mponuar vendit zgjedhje të reja. Dhe këtë herë përgjegjësinë Shehi e sheh te vendimarrja  e kreut të opozitës për të ndalur protestat.

Sipas aleatit të demokratëve nëse në 2020-tën nuk do të ketë zgjedhje të parakoshme, nxitimi për një reformë të re zgjedhore është i panevojshëm.

Shehi kërkon që forcat e opozitës të rrisin presionin ndaj qeverisë, duke e detyruar kryeministrin Rama të çoj vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme, duke kujtuar se zgjedhjet e 2021 do të ishin një goditje e fortë për opozitën por edhe për të gjithë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here