Hermes Nikaj i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës, u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, përfshirë parukieren Anjeza Bena që është lënë e lirë, pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup.
Teksa kanë dalë detaje në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij, nuk kanë munguar as komentet nga qytetarë të ndryshëm, në lidhje me këtë rast.
Në videon e fundit të publikuar nga Hermesi në Instagram, ku djaloshi duket duke festuar në shoqërinë e mikeshës së tij, Iva Aliko, qytetarë të shumtë kanë nisur komentet për Zogun. Ata komentojnë seksualitetin e djalit, ndërsa thonë se në burg Hermesin do ta përdorin “babushat”.
Komentuesit përmendin marrëdhëniet seksuale dhe e ofendojnë rëndë. Ka nga ata që me ironi i thonë se burgu është për burra.