Presidenti Ilir Meta pasditen e sotme ka pritur në një takim rreth 70 minuta Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë për t’i informuar për “situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që rrezikon izolimin e vendit”. Takimi filloi në orën 17:00 dhe përfundoi në 18:05.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish- ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë “Berisha”.
Në javën e kaluar kreu i shtetit takoi liderin e PD-së dhe partive të tjera në opozitë, ish-presidentët dhe shoqërinë civile.