Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka reaguar pas akuzave se është pikërisht ajo protagoniste në videon seksi me ambasadorin, të cilën ne ka paralajmëruar presidenti Meta.
Statusi në Twitter
“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”