Biznesmeni boshnjak Damir Fazlic, i cili jeton në SHBA dhe pas viteve 2000 u bë i njohur në Shqipëri për lidhjet e tij me ish-kryeministrin Berisha, mesa duket vijon të ndjekë me interes zhvillimet politike në vendin tonë.
Në një status në Twitter, Fazliç shprehet se Bregu është liderja e ardhshme e Partisë Demokratike dhe se kryetari aktual Lulzim Basha duhet të largohet.
“Liderja e ardhshme e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu! Basha ik!”, shkruan ai krahas fotove ku shihet Bregu.