Donald Trump ka dënuar ashpër sot procedurat e hetimeve për shkarkimin e tij duke i quajtur hetuesit e përfshirë “plehra njerëzore”.
“Gënjeshtrat e politikanit të korruptuar Adam Schiff rriten dita ditës,” komentoi presidenti mëngjesin e sotën në llogarinë e rrjeteve sociale. “Vazhdoini të luftoni republikanë, keni të bëni me plehra njerëzore që kanë ngritur një proces dhe po marrin të drejtat e partisë republikane. Por ne do të fitojmë shpejt dhe ata do të jenë në tapet”, tha Trump. Por nuk ka prova se Schiff ka gënjyer gjatë hetimeve të shkarkimit dhe hetimet nuk i heqin të drejta presidentit. Shpërthimi i Trump erdhi para dëshmisë së sotme të Fiona Hill, këshilltarja e sigurisë kombëtare që kritikoi tentativat republikane për diskreditimin e teorisë se ishte Ukraina dhe jo Rusia që kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në 2016 në SHB