Me anë të një postimi në rrjetet sociale, zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të KPA për të shkarkuar anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi.
Braçe shkruan se e gjithë situata e krijuar me shkarkimin e Muçit vjen për shkak të vendimit të presidentit Ilir Meta për ta emëruar pa kaluar ende Vettingun.
“Ky është një super mësim për cilindo që ka firmë e vulë në procesin e ndërtimit të Drejtësisë së Re. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani!
Çdo vonese pengon Drejtësinë e Re! Boll më me shtetin ku presidenti është edhe kryetari i partisë! Meta zgjodhi më të papërshtatshmin. Duhet të zëmë mend të gjithë, të gjithë, tani! Jo më vonë, tani!,”-shkruan ndër të tjera Braçe.
Statusi i Braçes
SA KEQ! SA KEQ!
Por ky eshte #RULEOFLAË!
Besnik Muci u emerua gjyqtar ne #GjykatenKushtetuese nga #PresidentiiRepublikes,
pa kaluar #Vettingun!!!!
Deklarata se per anetarin e #GjykatesKushtetuese nuk ka nevoje per #Vetting, eshte e kote,
permban nje genjeshter te madhe!
Sot, institucioni me i larte i Vettingut rrezoi Besnik Mucin!
Tani, per vakancen ne #GjykatenKushtetuese,
nis cdo gje nga e para!
Presidenti kishte tre kandidatura
per te emeruar gjyqtarin e #GjykatesKushtetuese,
por zgjodhi me te papershtatshmin,
ate qe ishte ende nen #Vetting,
nuk e kishte kaluar ate.
Ndaluni pak e mendoni;
Dy gjyqtaret e zgjedhura nga Kuvendi kane kaluar qarte Vettingun,
Arta Vorpsi e zgjedhur gjyqtare nga mekanizmi kushtetues zhbllokues,
ka kaluar Vettingun;
Mbi to nuk ka asnje kontestim per pasurine, lidhjet me krimin e aftesine profesionale. Zero!
Ky eshte nje super mesim per cilindo qe ka firme e vule ne procesin e ndertimit te #DrejtesiseseRe.
Duhet te zeme mend te gjithe, te gjithe, tani! Jo me vone, tani!
Cdo vonese pengon #DrejtesineeRe!
#DREJTESIAERE KALON NGA #RULEOFLAË, PASTERTIA, AFTESIA,
PAVARESIA POLITIKE.
Kjo eshte #ReformaNeDrejtesi!
Ky eshte shteti ligjor dhe i se drejtes ku pushtet jane te ndara qarte!
Boll me me shtetin ku presidenti eshte edhe kryetari i partise!
Boll me me shtetin ku politikani i opozites, anetari i kryesise se partise,
eshte edhe anetar i Gjykates Kushtetuese!
Boll me me refuzimin e politikaneve
per te hequr dore nga beteja per te emeruar prokuroret e gjykatesit e tyre!
Boll me me betejen e perhershme per te shmangur Vettingun dhe emeruar ne Drejtesine e Re prokurore e gjykates qe nuk kalojne Vettingun!
Ndarja e pushteteve eshte thelbi i shtetit kushtetues,
Heqja perfundimtare dore nga sundimi i politikaneve mbi Drejtesine eshte thelbi i Reformes ne Drejtesi.
Ja vlen beteja per to!
Drejtesia e Re duhet te jete garanci per te gjithe, jo imunitet per politikanet, familjet, klientet e bizneset e tyre!