Policia e Shtetit ka finalizuar sot operacionin ‘Oaz’, nëpërmjet të cilit ka dokumentuar vepra të tjera penale në ngarkim të grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.
Gjykata dha 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal, për 9 prej tyre janë ekzekutuar masat, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.
Po ashtu në pranga të policisë ka rënë edhe një femër, Jorida Murati, 32 vjeçe, banuese në Tiranë e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, dhe është ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm, në Tiranë.
Gjatë operacionit të sotëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases Jorida Muratit, për të cilën mëngjesin e sotëm u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë kontrollit në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9 000 euro.
Drejtuesi i grupit Behar Bajri ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja Jorida Murati, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.