“Meta nuk e ka problemin me kryeministrin, ka një hall më të madh”, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë: Rama do t’i pastrojë të gjithë dhe në fund …

0
317

I ftuar në emisionin “Top Talk” analisti Frrok Çupi, komentuar situatën politike në vend, dhe përplasjen mes presidnetit Meta me qeverinë.

I pyetur përse Ilir Meta është protagonisti kryesor, që duket sikur është ai lideri i opozitës, Çupi tha:

“Ilir Meta këtë po kërkon, të bëhet faktori kryesor në vend. Duke qenë nga një i korruptuar në total të kthehet në një… mendojeni vetë, ndëshkueshmëria në këtë vend do ishte zero; domethënë gropa jonë do të ishte e hapur. Por as Ilir Meta dhe as Edi Rama nuk e kanë problemin me Edi Ramën , kjo është një fasadë, një mashtrim. Me Edi Ramën e kanë sepse e kanë me Amerikën , sepse Edi Rama është qeveria, është fronti që është zgjedhur për të ndihmuar tërë procesin e dekriminalizimit të këtij vendi. Edi Rama është thjesht fshesari i shtëpisë  që do t’i fshijë të gjithë këta dhe ditën e fundit do largohet për vete, sigurisht. Unë nuk po them se do jetojë Edi Rama nëse ka gabuar, por këta janë hapur-hapur antiamerikanë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here