Lidhje të forta me ish-miliarderin e akuzuar për pedofili, familja mbretërore angleze përballet me tronditjen më të fortë që nga Mbreti Edward VIII

0
488

Duka i Jorkut, Andrew, është djali i dytë i mbretëreshës Elisabet të Anglisë, dhe i treti në radhë për të marrë fronin mbretëror. Media botërore prej kohësh është përqendruar në lidhjet dhe miqësinë e tij me ish-miliarderin amerikan, Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje i akuzuar për pedofili.

Princi Andrew rezulton se ka marrë pjesë në shumë nga mbrëmjet e organizuara prej miliarderit amerikan, në të cilat shihet nën shoqërinë e vajzave. Avokatët e viktimave të mikut të tij pedofil amerikan kërkojnë nga princi anglez të japë shpjegime dhe të intervistohet për lidhjet e tij dhe pretendimet për marrëdhënie të supozuara seksuale.

Vendimi i princit i urdhëruar, sipas medias britanike, nga vet mbretëresha Elisabet, për t’u tërhequr nga jeta publike dhe ndërprerja e financimeve të saj për aktivitetet e tij, është cilësuar si “absolutisht e paprecedentë” dhe sipas ekspertëve të familjes mbretërore, e ka tronditur Mbretërinë, po aq sa edhe abdikimi nga froni i Mbretit Edward VIII, në vitin 1936, pasi ai u martua me një amerikane të divorcuar.

Djali i mbretëreshës, Princi Andrew dha një intervistë pak ditë më parë në BBC, për të sqaruar pozicionin e tij dhe pretendimet për sjelljen e tij seksuale, por duket se ajo intervistë e ka përkeqësuar akoma më shumë pozitën e tij, ndërkohë që avokatët e viktimave të mikut të tij, pedofilit amerikan, kërkojnë nga djali i mbretëreshës që të bashkëpunojë dhe të japë të gjithë të dhënat, ditarin, ditët dhe oraret e takimeve të tij me ish-miliarderin e ndjerë amerikanë, të dhëna që mbahen për çdo lëvizje të pjesëtarëve të familjes mbretërore për 30 vjet.

Princit anglez i është kërkuar tashmë të bashkëpunojë me juristët amerikanë, duke e bërë të plotë poshtërimin e familjes mbretërore, e cila padyshim ndihet e tronditur. TCh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here