Dita e sotme ka pasur një acarim të dukshëm të qëndrimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta ndaj Shteteve të Bashkuara në veçanti dhe ndaj një grupi të përfaqësive të Perëndimit në Tiranë.
Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe ish-deputeti i PS-së Alfred Peza i cili shkruan se sot Meta preku sot fundin e tij politik.
Peza shkruan:
E preku sot fundin e tij politik Ilir Meta, në momentin që i shpalli lufte të hapur pas OSBE e BE, edhe SHBA.
E kish bërë më parë këtë, vetem ai qe e takoi dje në zyrën e Kreut te Shtetit. Ishte çështje kohe pas kësaj, që Sali Berisha të ikte nga pushteti.
Ilir Meta i ka ditët e numeruara si President i Republikës me pro amerikane të botes.
Duke dashur që ta përcaktoje atje ku i pëlqen, e kaloi me koshience, vijën e kuqe!
Vettingu e rrëzoi kandidatin tjetër te tij Besnik Muci, duke i dhënë sinjalin e fundit për një reflektim final. Pas kësaj, reforma në drejtësi do eci në të vetmin drejtim që do përcaktojë Komisioni i Venecias.
Po troket ora që pas kësaj, Kuvendi i Shqiperisë ta shkarkojë Presidentin e Republikës, për shkelje të renda kushtetuese. Po Ilir Meta çdo bëjë pas kesaj?!
Kur je pjesë e politikës shqiptare, shprehja popullore të “lença Zotin”, mund të zëvëndesohet fare kollaj me shprehjen: “Të lença Amerikën!”
Ajo që të vjen turp si shqiptar nga e gjithë kjo histori, është menyra sesi Presidenti i Republikës tende, po e menaxhon publikisht të gjithën këtë histori!
E kur e mendon se Fatos Nano bëri 4 vite burg politik dhe e përballoi me dinjitetin maksimal, thjeshtë mundohesh që të maresh me mend se çfarë mund të këtë bërë Ilir Meta këto 30 vjet, që sillet në këtë mënyrë!