A do ketë sërish shtrëngim duarsh mes Armand Dukës dhe Edi Rejas? Konfirmohet nga Federata Shqiptare e Futbollit

0
402

Pas Edi Reja, rinovimi i kontratës me trajnerin e kombëtares konfirmohet edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Burime në qeverinë e futbollit në vend thanë për “Ballkanweb” se marrëveshja është arritur dhe se tani mungojnë vetëm firmat në kontratë. Por për këtë nuk duhet pritur gjatë.

Megjithëse ende nuk është vendosur një datë e saktë se kur Armand Duka dhe Edi Reja do të shtrëngojnë sërish duart, të njëjtat burime treojnë se kjo do të ndodhë brenda këtij viti. Me saktë, gjatë muajit dhjetor palët do të takohen për të formalizuar rinovimin e kontratës. Sa i përket detajeve, ato nuk ndryshojnë gas a është bërë publike deri tani.

Reja do të drejtojë kombëtaren kuqezi deri në fund të eliminatoreve të Botërorit 2022, ndërsa në rast kualifikimi automatikisht ajo zgjatet edhe për dy vite të tjerë. Gjuha e përbashkët është gjetur edhe në aspektin financiar, por kjo pjesë më shumë se për trajnerin, ishte një detaj shumë i rëndësishëm për Federatën Shqiptare të Futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here