VIDEO-SKANDALI/ I kërkoi favore seksuale studentes për ta kaluar në provime, merret vendimi i papritur për pedagogun nga Elbasani

0
337

Pedagogu Denis Himçi i cili u arrestua pak muaj më parë, se i kërkoi favore seksuale një studenteje për t’i kaluar provimet, ka lënë qelinë.

Prokuroria ka pushuar çështjen dhe vlerësoi se Himçi nuk ka kryer vepër penale.

Pedagogu Himçi u kap në një video të fshehtë ndërsa i kërkonte puthje e favore një studenteje 20-vjeçare në këmbim të ndihmës për notë kaluese në disa lëndë, ku u përfshinë dhe disa pedagogë të tjerë të këtij universitetit, për disa prej të cilëve ka nisur dhe hetim nga ana e prokurorisë.

Ai u arrestua nga blutë e qytetit të Elbasanit, ndërsa Universiteti i Elbasanit vendosi pezullimin e tij nga detyra deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here