Përplasja me policinë tek tregu në Elbasan, goditën makinën e nëndrejtorit të Policisë, shpallet i pafajshëm Suel Çela. Ja me sa vite burg u dënuan dy të tjerët

0
391

Gjykata për Krime të Rënda shpall të pafajshëm Suel Çelën për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë. Sipas gjykatës në Audin që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi i cili u gjet fajtor dhe u denua për kundershtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.

Gjykata gjithashtu dënoi me 5 vite burg edhe Klement Xhaferrin për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Sipas gjykatës nuk ka prova që Suel Cela ka qene ne makinen Audi kur u përplas me makinën e policise, madje edhe punonjësit e policisë qe kanë dëshmuar para gjykatës kanë thënë se në Audi ishte vetem një person, e ndërsa një prej policëve përjashtoi mundësinë që të ishte Suel Cela.

Prania e Enea Bekteshit në makinë, provohet nga shenjat e gishtave, nga një përgjim ambiental dhe vete Bekteshi e ka pranuar një gjë të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here