La Amerikën dhe iku në Siri, rrënqeth shqiptari që ndodhet në burgjet e ISIS, del me kërkesë urgjente: Po vdes urie, ushqimet janë vetëm për komandot

0
362

Shqiptarët që i janë bashkuar ISIS-it janë të shumtë. Midis tyre është edhe Lirim Sulejmani. Në 1999 ai shkoi nga Kosova si refugjat në SHB. Kurse në vitin 2014 u bashkua me ISIS-in dhe tani ndodhet në  burgjet e tyre. Gruan dhe dy fëmijët ai i ka në një kamp tjetër. Po ashtu e ditur është bërë se autoritetet amerikane e kanë intervistuar dy herë.

Tani ai është penduar që u bë pjesë e ISIS-it dhe kërkon që të paktën ta kthejnë në Kosovë. Sipas asaj që thotë, ai nuk ka luftuar krah ISIS-it, por i ka ndihmuar ata me armë.

Lirim Sulejmani kërkon që Amerika ta shpëtojë edhe një herë. Ai nuk e mohon se tani që SHBA u tërhoq ka frikë se mos do të përfundojë në dorë të ushtrisë së Asadit. Ai ka treguar se ka mbetur i zhgënjyer nga ISIS dhe se në atë vend kishte frikë se mos vdiste urie, pasi ushqimet ishin vetëm për komandot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here