Agim Kajmaku ende në arrati, Prokuroria bën lëvizjen e fundit: Do të mbani përgjegjësi ligjore

0
381

Policia vijojnë kërkimet për Agim Kajmakun ish-kreun e Bashkisë së Vorës, i cili arriti të shpëtonte prangosjes, pasi u njoftua në kohë nga radhët e sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë vijojnë negociatat për dorëzimin vullnetar të tij, çka do të sillte automatikisht ulje me 1/3 e dënimit. Agim Kajmaku ish-kryetari i bashkisë së Vorës, vazhdon të sfidojë autoritetet ligjzbatuese në vend, duke qëndruar në arrati.

Teksa mbetet mister vendndodhja e Agim Kajmaku, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë Dhomës së Noterisë, përmes së cilës i kërkon të raportojë çdo lëvizje të ish-kryebashkiakut, sepse për prokurë atij do i duhet të paraqitet pranë noterëve.

Në shkresën për Dhomën e Noterisë thuhet:

“Noterët duhet të njoftojnë Prokurorinë nëse paraqitet Agim Kajmaku. Në rast të kundërt, ata do të mbajnë përgjegjësi ligjore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here