Pas takimit 90 minutash me Presidentin Ilir Meta, Basha dhe aleatët e tij opozitarë preferuan të mos nxirrnin asnjë detaj nga ato që u diskutuan. Mirëpo burime për News24, kanë zbardhur detaje nga takimi i shumëpërfolur.
Burime nga mbledhja shprehen se opozita e bashkuar i ka kërkuar Kreut të Shtetit zgjedhje të parakohshme.
Gjithashtu, në takim opozita është zotuar për angazhim në Reformën Zgjedhore, teksa është shprehur se brenda javës do të publikojë një draft për këtë reformë.








































