Google search engine
Home Lifestyle Po udhëtonin me urban, burri në sediljen ngjitur i rrëmben nga dora...

Po udhëtonin me urban, burri në sediljen ngjitur i rrëmben nga dora telefonin pasagjeres, por kur zbulon se kush ishte ai, gruaja ngelet e shtangur

0
335

Teksa një zonjë po përdorte transportin publik dhe ishte duke folur në telefon me një kompani për tu interesuar për një vend pune, burri në sediljen ngjitur saj i rrëmben telefonin dhe i thotë personit në anën tjetër të linjës:

“Ky është një shans i vyer për ju, që të punësoni një person të mirë dhe të aftë. Ajo e meriton vendin qe po u kërkon!”.

Zonja shtangu në vend, ndërkohë udhëtarët e tjerë e kuptuan menjëherë se kush ishte zotëria që bëri gjestin human.

Bëhej fjalë për Rahm Emanuel, kryebashkiakun e Chikagos, njëri nga tre qytetet më të mëdha në SHBA.

Udhëtarët u çuditën jo vetëm nga veprimi i tij, por edhe nga fakti sesi Emanuel përdorte mjete të transportit publik.

Si ka mundësi pëshpëritnin mes tyre?

“Si do të njihem me problemet dhe hallet tuaja, nëse udhëtoj me makinë luksi, me xhama të zi?!”, tha krebashkiaku duke marrë adhurimin e të gjithëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here