Leopardi i vetmuar vendoset në shtëpinë e kujdestarit të kopshtit, pasi e merrte malli (foto,video)

0
412

Një leopard mbeti i tronditur kur kujdestari i tij në kopshtin zoologjik u zhvendos me shtëpi, por tani ndjehet më mirë pasi ai pranoi ta marrë me vete. Ish-kujdestari Alexander Volkov, 30 vjeç, mori në shtëpi tashmë leopardin 3-vjeçar të quajtur Caesar, pasi la punën në kopshtin zoologjik Penza Zoo, në Rusinë qendrore. Alexander u kujdes rreth një vit për Caesar, dhe ky i fundit u godit seriozisht nga mungesa e tij kur u largua. Pasi refuzonte të gjithë ushqimin dhe ujin, drejtori i kopshtit iu lut ish-punonjësit ta merrte në shtëpi.

 Aelxander thotë: ‘Caesar ka dhomën e tij. Ai kalon gjysmën e ditës në dhomën time e gjysmën tjetër nëpër shtëpi. Por duhet kuptuar se leopardi është një predator i pamëshirshëm, kështu që duhet të jemi realistë dhe unë kam përgjegjësi jo vetëm për të por dhe për njerëzit që jetojnë këtu afër. Ne kuptohemi mirë me njëri-tjetrin. Ai luan shumë po nganjëherë më gërvisht”. Alexander – i cili ka qenë ish-ushtarak – insiston se kafshët e egra nuk duhet të jetojnë të mbyllura.Ai thotë: ‘Nuk isha nisur për ta bërë këtë por e pashë që ai nuk do të mbijetonte pa mua prandaj e mora’. 

Best friends: Leopard Caesar, 3, has moved in with his former zookeeper, Alexander Volkov
Caesar was said to be heartbroken after Alexander, 30, left his job at Penza Zoo in Russia
The spotted animal was cared for by Alexander for around a year before he changed his job
All smiles: Alexander and Caesar now live together after the leopard refused to eat or drink
Wild ride: The sizeable leopard just about fits into the passenger side of Volkov's car

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here