Krimet e Rënda e lanë “trokë”, Kejvina Kthella s’ndalet, shfaqet me dy revole në duar (FOTO)

0
452

Ditën e djeshme, modelja Kejvina Kthella pasi dha shpjegime për llogari të hetimit të atentatit të 1 nëntorit në Shkozet ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe dy të tjerëve ka trokitur në dyert e Gjykatës për Krimet e Rënda.

Vajza e showbiz-it shqiptar ka depozituar një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Sipas informacioneve Kjevina Kthella kërkon kthimin e celularit të saj, makinës së sekuestraur dhe zhbllokimin e llogarive bankare.

Por duhet të themi se edhe pas kësaj historie, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale me foto edhe pse i është sekuestruar telefoni apo i janë bllokuar llogaritë bankare.

Së fundmi Kejvina ka publikuar foto me revole në duar  nga show “Dance with me”, ku tregon se di të mbajë mirë armën.  Ajo ka revole në dy duar  dhe kjo për shkak të performancës së saj të radhës

Komenti i saj mbi foto është:

 “Hey Hey””.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here