Google search engine
Home Politike Parlament Frikë për marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD? Ralf Gjoni nxjerr...

Frikë për marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD? Ralf Gjoni nxjerr prapaskenat dhe bën deklaratën e fortë: Po vuajmë bashkëpunimin e të dyjave, nuk habitem

0
431

Deputeti i opozitës parlamentare Ralf Gjoni nuk e fshehu dyshimin se dy forcat më të mëdha politike në vend PS dhe PD janë pranë arritjes së marrëveshjes për krijimin e Reformës Zgjedhore.

Në një prononcim për ”Report TV”, Gjoni tregoi se çfarë u diskutua për 1 orë në tryezën e përbashkët të OSBE-së me PS, PD, LSI dhe deputetët e opozitës parlamentare.

Ndërkohë, ai hodhi poshtë propozimin e PD-së që financimet e partive dhe të fushatave zgjedhore të bëhen totalisht nga shteti. Në fund, Gjoni e mbylli deklaratën e tij se qytetarët po e vuajnë ende bashkëpunimin e fshehtë PS-PD.

”Pjesa e parë është përqendruar te propozimet e OSBE. Tani është radha e propozimeve tona.

E njohim terrenin. Duhet të zëvendësojmë rrotën, jo të merremi me kamerdaren.

Dora jonë nuk ka munguar ndaj PD-së dhe forcave të tjera. Çfarë ndodhi në të kaluarën, ndodhi. Tani të shohim drejt të ardhmes, në shërbim të perspektivës europiane të vendit. Gjithashtu, PD-ja është e mirëpritur në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Do t’i mirëpresim propozimet për të bërë një reformë për të gjithë shqiptarët.

Financimi i partive 100% nga shteti është pak kontradiktore për një parti e djathtë . Do të isha kundër, të gjitha standartet e suksesshme tregojnë se modeli më i mirë është ai miks. Nuk është një propozim për Shqipërinë. Por le ti dëgjojmë propozimet.

I shtymë me 3 muaj punimet e Komisionit përtej 28 nëntorit, sepse kemi ende nevojë për kohë për të bërë një reformë zgjedhore.

Marrëveshja PS-PD është në fuqi, vuajmë nga kjo. Nuk më habit një marrëveshje e re. Le ti vëmë paratë atje ku kemi gojën, thonë amerikanët”, përfundoi Gjoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here