Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso tha se ekspertët ndërkombëtarë nuk i kanë mbyllur dyert propozimit të opozitës së bashkuar për financim 100% nga fondet publike të partive politike dhe fushatave zgjedhore.
Përfaqësuesi i PD-së nënvizoi se financimi i partive politike në përgjithësi dhe fushatave zgjedhore në veçanti, është një çështje që kërkon kontributin e të gjitha palëve
“Ekspertët ndërkombëtarë kanë ilustruar këndvështrimet e tyre lidhur me pikat e dobëta për financimin e partive. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të tyre ndaj propozimit tonë për financim 100% nga shteti dhe kriminalizimin e fondeve private.”, tha Kaso pas tryezës së OSBE.