Padia penale në ngarkim të kreut të Këshillit të Emerimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani do të dorëzohet sot në Prokurori. Burime nga Presidenca njoftojnë se padia do të dorëzohet në mesditë, në orën 14.30, mes te cilës do të kërkohet ndjekje penale për Dvoranin.
Mbreme i ftuar në emisionin “Open”, Meta tha se Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi.
“Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka”, tha Meta.
Veprat penale per te cilat Meta akuzon Dvoranin
1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal
2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.
Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallezim përpara Prokurorisë.
Me heret, Presidenti Meta shpërtheu me tone të larta ndaj kreut të Këshillit Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ndërsa e konsideroi “ushtar të partisë”.