Bëri bujë kur u arrestua për akuzën e zhvatjes mbi 1.5 milion euro nga biznesmeni, Gjykata lë të lirë ish-prokuroren

0
381

Mediat maqedonase kanë raportuar se ish-prokurorja Speciale Katica Janeva ka dalë nga burgu i Shutkës për të shkuar në “arrest shtëpie”. Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit. Katica Janeva është e akuzuar për rastin “Reket” për shkak se së bashku me Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin kanë zhvatur mbi 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev.

Sipas hetimeve të bëra, ekzistojnë dyshime të bazuara për keqpërdorim të detyrës nga kryeprokurorja Janeva, në rastin e zhvatjes nga afaristi, Orce Kamev, të 1.5 milion euro nga dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.

Këta dy persona duke shfrytëzuar afërsinë me Katica Janeva si dhe pozicionin e saj si drejtuese e Prokurorisë Speciale, i ka premtuar afaristit Kamcev masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij.

Në një video-incizim të publikuar nga një gazetë italiane, vërehet se si Bojan Jovanovski merrte paratë nga afaristi, kurse në një moment në bisedë dëgjohet edhe zëri i Janevës e cila i premton afaristit se gjithçka do të jetë në rregull me gjykimin e tij.

Ky rast kishte nxitur reagime të shumta politike që çuan edhe në rrënimin e besueshmërisë të Prokurorisë Speciale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here